Shija e flisë së pjekur me saxh e prush plot zjarr

Diaspora

Shija e flisë së pjekur me saxh e prush plot zjarr

Nga: Nga:Ramiz DËRMAKU Më: 13 shkurt 2012 Në ora: 13:39

Bisedës ja fillon Bujar Bunjaku,nga fshati Poliçkë, komuna e Dardanës, i cili momentalishtë jeton dhe punon në Gjilan. Ne ditën e hënë të vitit të kaluar isha për vizitë tek disa miqë të mij në Gjilan. Në aksin rrugor Gjilan – Dardanë, aty afër kazermës së ish. armatës jugosllave, pashë një djalë të ri i cili me një tepsi në dorë ecte me hapa të shpejtë drejtë shitores së bukës“Pashtriku“. Nga kurreshtja e madhe që kam ndaj filisë, ndala veturën skaj rrugës dhe hyra në shitoren e bukës. Aty më priti një femër në këmbë, me një zë magjepës,dhe një buzeqeshje, më tha : Urdhëroni ? , Zonjë e nderuar.., para dy apo tre minutave në shitoren tuaj hyri një djalë me tepsi në dorë, e në te kishte pjekur një Fli . Deri sa ne shkëmbyem këto fjalë me zonjën.., djali të cilin unë e kërkoja hyri nga një derë tjetër me tepsi dhe fli në dorë . Pasi unë dhe ai njiheshim më parë me Bujarin, u përqafuam dhe shkëmbyem disa fjalë përshëndetëse. Deri sa Bujari, bisedonte me mua, unë haja copëzat e vogla të flisë, të cilën posa e kishte pjekur në fshatë (Poliçkë) dhe e kishte sjellur ta shiste në Gjilan.

Profesioni bukëpjekës

Unë i drejtohem Bujarit me pyetjen pak quditëse.., Bujar, çka ju shtyri ju të merreni me këtë profesion-detyrë ? ! Po. Tua themë të vërtetën. Pasi më vdiçë babai , unë isha i obliguar edhe sipas kanit, por edhe me ligjë që si mashkulli më i madh të interesohem për familjen time,pra ; Nënën, vëllaun dhe motrën. Pra me kalimin e kohës unë rritesha, por me mua rriteshin edhe vëllau e motëra ime. Kërkoja punë kudo por nuk gjëja dotë. Në fshatë ne kemi një shtëpi të ndertuar me standarde europiane, por ajo nuk na jepte me ngranë, thotë Blerimi . Prandaj kalonin ditët, muajt e vitet, unë kërkoja punë.., por nuk gjeja dot .., kur edhe ato pakë fabrika që më parë punonin në Dardanë e Gjilan, tani i kishte mbyllë regjimi kriminel i Millosheviqit. Ditë pas dite unë bredhja rrugës me autobusë, Gjilan – Poliçkë. Një ditë vere më kishte kapluar uria, dhe u ktheva në shitoren e bukës “Pashtriku“, të bleja bukë. Punëtor
ja e shitores, më tha nëse keni etje mund ta pini edhe një gotë ujë të ftohur. Fjalët e asaj goce më hyri thellë në zemër dhe kurrsesi s’mund ta largoja nga mendja.., atë pritje, atë buzëqeshje, ato duarë të arta që më shërbyen atë ditë. Po kalonte koha e unë çdo herë kur ndodhesha në Gjilan, e vizitoja këtë shitore dhe bisedonim për tema të ndryshme, e një ditë edhe unë mora guximin .., dhe i shpalla dashurinë asaj femre e cila kishte hyrë thellë në zemrën time. Po deshi fati që ne të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe pasë disa muajve edhe ta shpallim fejesën. Tani prisja me padurim edhe martesën.
Punët na shkonin marë e mirë dhe ne e shpallëm martesën u martuam dhe kalonim siq është më së miri. Mirëpo, tani ishin shtuar kërkesat për financim, sepse vinin e na vizitonin miqë e shokë , dhe nga ne askush nuk punonte. Një ditë më tha nëna ime-Kumrija, Djali im a po më dëgjon mua…,bashkëhorten tuaj e dërgojmë në punë tek babai i vetë, pra në vendin e punës ku kishte punuar edhe më parë, por tani me pagë. Një ditë prej ditësh ashtu instiktivishtë më shkoi mendja po pse unë nuk e pyes babëgjyshin tim, që në shitoren e tij të përgatisim e pastaj ti shesim edhe flit. Dhe bashkëshortja ime kërkesën time ia kishte treguar babait, dhe ai me gjithë dëshirë e pranon propozimin timë. Dhe i thotë vajzës –(bashkëshortes sime), po pse Jo. Pra që nga dita e nesërme ai mund ti sjellë flitë e pjekura në shitoren tonë. Unë u ktheva në shtëpi ,dhe i tregova nënës sime për të gjitha këto fjalë që i biseduam me babëgjyshin tim , dhe nga gëzimi që ndjeu nëna sytë ju mbushën me lotë, ofshau dhe tha. Po djali im nesër zgjohemi herët dhe unë do ta pjekë një fli, e ti dërgoje me autobusë në Gjilan. Dhe ashtu vepruam, u zgjuam herët poçëm një fli dhe hypa autobusit e shkova në Gjilan. E premë flinë në pjesë të imëta. Filluan klientiët të vinin me ble bukë apo gjëra tjera të prodhimeve të miellit e ne u thonim se kemi edhe spesialitete shqiptare pra flin e pjekur në saçë. Po kështu e filluam me një fli e tani dy tri ndonjë herë edhe 4 – ra në ditë i pjekim sidomos gjatë kohës së pushimeve kur mërgimtarët tanë kthehen në pushime. Tani unë me nënën vëllaun e motrën me seriozitet iu kishim përkushtuar kësaj pune,sepse nga ajo varej ekzistenca jonë. Ditë pas dite shtohej numri i konsumatërëve për flija. Ne momentin kur punët na shkonin mbarë, dhe mirë na ndodhi një e pa pritur pra pas një sëmundje të pa pritur na vdes edhe nëna e cila më ndihmonte në përgatitjen dhe pjekjen e flive. Pas vdekjes së nënës ne i kryem të gjitha ceremonit fetare dhe pasë një apo dy muajve ne ditën deri në orët e vona prisnim vizitorë për vdekjen e nënës e zgjoheshim hetet për pjekjen e flive dhe i dërgonim në shitore në Gjilan. Të hollat e fituara nga flit ne arritëm që ta blejmë një veturë-Golf Dizel dhe të shërbeheshim me te. Tani më nuk kishim problem me transportin e flive, nga Poliçka.

Fli të shijshme të pjekura me dru

Pra tani duhet të martohet motra e pastaj vëllau i vogël Bujari. Dhe falë punës sonë vetmohuese dhe mikut të mirë ne i kryem të gjitha shpenzimet e martesës së motrës sime. Pra deshi fati që edhe vëllau im i vogël bujari, të njohtohet me një vajzë shqiptare e cila punonte në Zvicërr. Pasë martesës së vëllaut ,ai shkoi në Zvicër, dhe ia filloi punës. Nga t’hollat e fituara në Zvicërr dhe një ndihmë e vogël simbolike e jona, ne kryem martesën e vëllaut, blemë një gjipë për bartjen e flive eshe gjatë kohës së dimrit dhe një banesë në GJilan. Ne çdo ditë pjekim nga dy fli dhe ato shitën. Sa i përket pjekjes së flive ne nuk kemi kurrë probleme sepse kemi malin tonë dhe çdo herë me dru të thata e saq i pjekim flitë tona. Flijat e pjekura me saq janë shumë të mira dhe kanë shije më të mirë,se sa ato që piqen në shporet elektrik apo me dru. Ju nuk e dini se çka është Flija e pjekur me saqë. Ajo është shumë e shijshme dhe nëse njëherë e ke ngranë këtë lloj flije, më nuk mund ti hash flijat e pjekura në shporet me dru apo në ate elektrik. Ne më së tepërmi kemi shitje gjatë kohës kur mërgimtarët tanë kthehen në pushime në Kosovë. Flija është si njëri ndër produktet më të mira dhe më autoktone në Kosovë. Flija gatuhet më së tepërmi në Kosovë në rrethin e Gjilanit e Ferizajit. Gjatë kohës së luftës ne kemi patur shumë shitje.., por shumë shpeshë u kemi shpërndarë edhe aktivistëve e simpatizantëve dhe ushtarëve të UCK-së të këtij regjioni. Prandaj shtonë Blerimi ,duke qeshur; Qytetarë, fshatarë, dhe rini e Kosovës, mos hezitoni, përvishuni punës, sepse pa punë nuk ka asgjë, s’ka qetësi, s‘ka lumturi, e s‘ka jetë. Rini shqiptare ju bëjë apel që të angazhoheni më tepër sepse pa punë nuk jetohet dhe jeta nuk kalohet. Në fillim kur unë fillova të merrem me këtë punë një pjesë e madhe e rinisë qeshnin e bëni shkaka me mua, mirëpo sot falë miqëve, shokëve, konsumatorëve dhe te gjithë atyre që më ndihmuan po jetoj një jetë mesatare por pa ia shtrirë dorën askujt. Derisa Blerimi fliste unë vetëm me lëvizje koke , i thoja po , apo jo, dhe ngrëna gjysmën e flisë. Punuar me 22.01.2012

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat