E rëndë në Itali/ Familja shqiptare bën aksident, ndërron jetë një grua, tre të tjerë të lënduar

Diaspora

E rëndë në Itali/ Familja shqiptare bën aksident, ndërron jetë një grua, tre të tjerë të lënduar

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:57
Pamje nga aksidenti

Një shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur orët e vona të së shtunës në provincën e Matera-s, në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Bernalda.

Makina në të cilën udhëtonte një familje shqiptare humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rruge, në rrethana ende të paqarta.

Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën gruaja që ishte pasagjere, identiteti i së cilës nuk është bërë publik në mediat italiane, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre edhe një djalë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Mësohet se familje shqiptare punonte në një prej fushave të Basilicata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat