Famullia “Zoja e Shkodres”: Me 25 Korrik, papritmas u nda nga jeta Gjergj Balaj në moshë të re 52 vjeç

Diaspora

Famullia “Zoja e Shkodres”: Me 25 Korrik, papritmas u nda nga jeta Gjergj Balaj në moshë të re 52 vjeç

Nga: Beqir Sina Më: 27 korrik 2021 Në ora: 07:18
Gjergj Balaj

Lajmërim Mortor

Gjergj Balaj

22 Shkurt 1969 - 25 Korrik 2021

Me pikëllim dhe dhimbje të madhe njoftojmë komunitetin Shqiptar, se dje me 25 Korrik, papritmas u nda nga jeta Gjergj Balaj në moshë të re 52 vjeç.

Gjergji ishte atdhetar, fetar dhe aktivist i njohur. Kjo është një humbje e madhe për Famullinë dhe gjithë Komunitetin tonë Shqiptar. Lutuni për Familjen Balaj të gjejnë force te i madhi Zot.

I ndjeri do të pushojë në shtëpinë mortore, Yorktown Funeral Home 945 East Main Street, Yorktown, NY 10588,  nesër të Marten me 27 Korrik 2021, nga ora 2pm - 9pm.

Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Mërkuren me 28 Korrik 2021, në orën 1:00pm në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” prej ku mbas meshës trupi i të ndjerit do të përcjellët në varrezat "Gate of Heaven", 10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.

Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit Balaj.

Gjergji, pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushofte ne paqe. Ashtu Kjofte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat