Kush është shqiptari që zbrazi vilat e ishullit të famshëm/ Ja gabimi që bëri 26-vjeçari

Diaspora

Kush është shqiptari që zbrazi vilat e ishullit të famshëm/ Ja gabimi që bëri 26-vjeçari

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:02
Ilustrim

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pjesë e një bande hajdutësh. Ai kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos duke “pushtuar” vilat luksoze. Së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ata nuk hezituan të kërcënojnë pronarët e vilave dhe të marrin gjithçka.

Një nga autorët kishte një tipar që i bënte viktimat ta kujtonin. “Gjatësia e tij ishte 1.60”, thotë një oficer policie që ishte marrë me rastin konkret. Tashmë, “grabitësi i shkurtër i Mykonos” është në duart e organeve të rendit.

Ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë dhe i ruajtur në bazën e të dhënave të laboratorëve të mjekësisë ligjore.

Në një nga episodet shqiptari kishte hyrë me armë brenda vilës në Mykonos me bashkëpunëtorët e tij duke neutralizuar çiftin, por ishin pikasur nga vajza. “Grabitësi i shkurtër i Mykonos” së bashku me bashkëpunëtorët e tij u larguan pasi goditën çiftin në fytyrë dhe në shpinë.

Grupi i grabitësve mësohet se është përfshirë edhe në sulme të tjera ndaj banesave luksoze në ishull pasi ka dëshmi të tjera të njerëzve që deklarojnë se “njëri nga grabitësit ishte i shkurtër”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat