Ky është shqiptari që vdiq në aksident në Itali

Diaspora

Ky është shqiptari që vdiq në aksident në Itali

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 09:09
Florenc Kasa

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me BMW në Itali. Aksidenti ka ndodhur gjatë natës së djeshme pak para kryqëzimit për Castelbellino.

Shqiptari Florenc Kasa duket se ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas përplasjes.

Dinamika e aksidentit të ndodhur rreth mesnatës në zonën komunale Castelbellino në korsinë veriore për në Fabriano.

I riu po kthehej për në shtëpi, kur makina e tij u përplas me parmakët në pjesën e autostradës së prekur nga punimet në rrugë.

Ai sapo kishte bërë ndërrimin e korsisë për në kantier dhe po kthehej në rrugën normale kur humbi kontrollin e makinës dhe goditi ndarjen e betonit.

Të gjitha përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar ishin të kota, pasi i riu vdiq menjëherë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për orë të tëra për të nxjerrë trupin e djalit nga kabina.

Autostrada ka qëndruar e mbyllur deri në orën 5.45 të mëngjesit të djeshëm.

Image
Aksidenti
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat