E rëndë/ Vdes 21-vjeçari shqiptar në Kroaci, u rrëzua nga 20 metra lartësi

Diaspora

E rëndë/ Vdes 21-vjeçari shqiptar në Kroaci, u rrëzua nga 20 metra lartësi

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.

Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.

Sipas informacioneve jozyrtare, 21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat