Akuzohet për përdhunimin e një punonjëse, pronari shqiptar i një kazinoje në Zimbabwe del përpara gjykatës

Diaspora

Akuzohet për përdhunimin e një punonjëse, pronari shqiptar i një kazinoje në Zimbabwe del përpara gjykatës

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 17:48
Aldo Tuci

Një shqiptar që jeton në Zimbabve, ka dalë ditën e djeshme përpara gjykatës nën akuzën e përdhunimit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për shtetasin Aldo Tuçi i cili është pronar i një kazinoje.

Denoncuesja, është shprehur në gjykatë se Tuçi i ka ofruar një punë në kazinon e tij në Greystone Park.

Ajo tha se më 30 qershor të këtij viti, Tuci e thirri atë në kazino ku nuk kishte asnjë person tjetër. Më pas, ai i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale në mënyrë që ajo të punësohej.

Sipas dëshmisë, pasi 29-vjeçarja ka refuzuar, shqiptari e ka përdhunuar. Denoncimi i këtij rasti u bë menjëherë pasi e reja u pushua nga puna për performancë të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat