Familja shqiptare rrezikon deportimin/ Francezët dalin kundër vendimit

Diaspora

Familja shqiptare rrezikon deportimin/ Francezët dalin kundër vendimit

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Prej 30 marsit, familja Biba, me origjinë nga Shqipëria që jeton prej pesë vitesh në Chomérac ka marrë urdhër për t’u larguar nga Franca dhe i ndalohet rikthimi në këtë vend.

Kryefamiljari Leonard Biba punon në sektorin e ndërtimit dhe ka një kontratë të përhershme me një kompani në Rochemaure. Ndërsa gruaja e tij Anila është e punësuar në sektorin e shërbimit personal.

Me tre fëmijët e tyre të arsimuar në shkollën publike Paul-Vincensini, ata jetojnë në një shtëpi të vendosur në fund të fshatit, pranë lumit Veronne.

Familja është e integruar dhe flasin rrjedhshëm frëngjisht, ndërsa e aktivizuar në famullinë e Kishës Katolike në fshatin ku jetojnë, shkruajnë mediat franceze. 

Ndërkaq, banorët e këtij fshati janë mobilizuar duke dalë kundër vendimit për të deportuar për në Shqipëri familjen shqiptare, si dhe kanë bërë kërkesë që ajo të marrë leje qëndrimi në shtetin francez.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat