Arrestohet në Kolumbi shqiptari më famëkeq në tregun e drogës, mediet atje thonë se është nga Kosova!

Diaspora

Arrestohet në Kolumbi shqiptari më famëkeq në tregun e drogës, mediet atje thonë se është nga Kosova!

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 10:25
Deniz Klironami

Drejtoria e Interpolit në Kolumbi ka arrestuar shqiptarin Deniz Klironami, i cili në vend njihej dhe me nofkën “Gucci”.

Policia e konsideron atë si tregtarin më famëkeq të drogës dhe njeriun më të kërkuar në Evropë, ndërsa thotë se është nga Kosova.

“Gucci, i dyshuar si trafikant droge me kombësi shqiptare, një nga më të kërkuarit në atë vend dhe Evropë, kërkohej nga njoftimi i kuq i Interpolit ”, detajoi kolonelja Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

Megjithatë, Deniz Kliromani është në kërkim dhe nga Policia shqiptare, i dënuar nga gjykata me 6 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Vendbanimi në shpalljen e Policisë thuhet se është Durrësi.

Kolonelja Salazar shpjegoi se “alias ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

Ai kërkohet për krimet e shoqërimit kriminal, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, përdorimit dhe armëmbajtje pa leje.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat