Hynë në shtëpitë e tyre teksa ishin të ftuar në dasmë, policia greke arreston dy shqiptarët

Diaspora

Hynë në shtëpitë e tyre teksa ishin të ftuar në dasmë, policia greke arreston dy shqiptarët

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Dy persona nga Shqipëria, 25 dhe 27 vjeç, kanë rënë në prangat e punonjësve të policisë së Nëndrejtorit të Sigurisë Heraklion, të akuzuar për vjedhje banesash në zona të Heraklionit.

Në fakt, sipas informacioneve, rastet e denoncuara në polici gjatë 24 orëve të mëparshme i atribuohen dy personave dhe kanë të bëjnë me vjedhje dhe thyerje nga banesat e banorëve në zonat e Komunës së Archanës Asterousia ndërsa pronarët e tyre ishin të ftuar në një dasmë.

Me arrestimin e tyre, policia zbardhi gjithsej pesë raste të vjedhjeve, konkretisht 3 të kryera dhe dy të mbetura në tentativë.

Dy të rinjtë, sipas informacioneve, kanë rrëmbyer ar me vlerë rreth 11 mijë euro dhe shumën 500 euro.

Aksioni i tyre, sipas EL.AS, nisi më 24 shtator dhe përfundoi më 2 tetor me arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat