La studimet për laborant dentar, i riu shqiptar dënohet me 1 vit burg për trafik droge në Britani

Diaspora

La studimet për laborant dentar, i riu shqiptar dënohet me 1 vit burg për trafik droge në Britani

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 13:18
Britani

Një i ri shqiptar, i cili u arrestuar për trafik droge është dënuar me 12 muaj burg në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasi Renaldo Shyti 23 vjec, i cili thuhet se kryente rolin e transportuesit të drogës.

Shyti u kap nga policia teksa ishte ulur në një parkim makinash në Suffolk Retail Park më 8 tetor të këtij viti. Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut shqiptar iu gjetën 22 doza kokaine në një çorape në derën e shoferit.

Shyti i tha policisë gjatë arrestimit se; “Gjërat ishin mirë, pasi dikush më detyroi të bëj diçka.”. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i riu tha se kishte qenë i pastrehë dhe i kishte kërkuar dikush që të dorëzonte sasinë e drogës, me qëllim shlyerjen e një borxhi prej 5 mijë paundësh.

Gjykata u njoh mes të tjerash dhe me faktin se i riu para se të vinte në Britani, kishte qenë duke vijuar studimet për laborant dentar në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat