“VATRA” dënon ashpër sulmin ndaj liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha

Diaspora

“VATRA” dënon ashpër sulmin ndaj liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha

Nga: Beqir Sina Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 14:09
“VATRA”

Federata Pan-shqiptare në Amerikë “Vatra” e dënon ashpër sulmin e rëndë ndaj liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

“Goditja ndaj Doktor Berishës është një akt i turpshëm dhe skandaloz. Është një veprim i pa pranueshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Është një akt i tmerrshëm që meriton ndëshkimin më të rëndë të forcës së ligjit dhe institucioneve”, thuhet në reagimin e “Vatrës”.

“Ky akt burracak dhe i neveritshëm do jetë gjithmonë i refuzuar prej njerëzve e shoqërive të lira si veprim që bie ndesh me parimet e demokracisë, liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, parimet kushtetuese në një shtet demokratik”, thuhet më tutje në reagim.

“Goditja e Doktor Berishës jo vetëm si lider i opozitës por edhe si ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë përbën një ditë të zezë edhe për vetë shtetin shqiptar”, thekson “Vatra”.

“Vatra i uron shërim të shpejtë Doktor Berishës dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij dhe të gjithë opozitarëve shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri të lirë, të zhvilluar dhe demokratike”, thuhet në reagim.

“Vatra” u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të ngjarjes së dhunshme e skandaloze”, thuhet në reagimin e Federatës Pan-shqiptare në Amerikë “Vatra”, nënshkruar nga Kryetari Elmi BERISHA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat