​S’ka viktima me kombësi shqiptare në Kanalin Anglez

Diaspora

​S’ka viktima me kombësi shqiptare në Kanalin Anglez

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 18:52
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Kanalin Anglez, ku si pasojë e mbytjes së një varke, humbën jetën 4 emigrantë.

Pyetur nga Euronews Albania, ky institucion bëri të ditur se asnjë nga viktimat, nuk ka kombësi shqiptare. Sipas disa informacioneve jo zyrtare, thuhet se një i mbijetuar, është shtetas shqiptar.

Katër persona janë mbytur pasi një varkë me emigrantë u ndodh në vështirësi teksa po kalonte Kanalin Anglez. Sipas informacioneve të fundit, 43 persona janë shpëtuar, 30 prej të cilëve ndodheshin në ujë. Një operacion madhor kërkim-shpëtimi u zhvillua në ujërat mes lokalitetit të Kentit dhe Francës, nën kushte të vështira moti.

Episodi i rëndë vjen një ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak njoftoi strategjinë e re për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm përmes La Manshit, duke e vënë theksin tek fluksi i emigrantëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat