Identifikohen shqiptarët e ekzekutuar mbrëmë në Nea Zmirni të Athinës

Diaspora

Identifikohen shqiptarët e ekzekutuar mbrëmë në Nea Zmirni të Athinës

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Janë identifikuar dy shqiptarët të cilën mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme në në Nea Zmirni të Athinës.

Gazetari Artur Bibe mëson se viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, që mori dy plumba në kokë dhe Armando Organja, 44 vjeç, i cili mori dy plumba një një gjoks dhe një në bark.

Policia po heton lidhur me autorët. Deri tani dyshimet janë për larje hesapesh.

Duket se 44 vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimim për çështje droge dhe vepra të vogla penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat