Makina me hajdutë përplaset me shkëmbin, kapet shqiptari që kishte ngecur brenda

Diaspora

Makina me hajdutë përplaset me shkëmbin, kapet shqiptari që kishte ngecur brenda

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:31
Gjatë ndjekjes makina me tre hajdutët, përfundoi duke u përplasur me një shkëmb.

Pasi kryen një vjedhje mbrëmjen e djeshme në një vilë në periferi të Ariano Irpino në Itali, tre hajdutë u pikasën nga një makinë policie.

Më pas Filloi ndjekja e tyre në të cilën morën pjesë edhe patrulla të tjera të komisariatit lokal.

Gjatë ndjekjes makina me tre hajdutët, përfundoi duke u përplasur me një shkëmb.

Njëri prej të treve me origjinë shqiptare, që kishte ngecur në makinë është arrestuar, ndërsa dy të tjerët kanë mundur të arratisen dhe janë shpallur në kërkim.

Ata janë të armatosur me një pushkë që kishin vjedhur nga shtëpia në lagjen Cardito, pak larg burgut Ariano Irpino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat