Frenoi për 30 metra, ky është shqiptari që nuk e shmangu dot aksidentin tragjik në Itali

Diaspora

Frenoi për 30 metra, ky është shqiptari që nuk e shmangu dot aksidentin tragjik në Itali

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetë një 39-vjeçari shqiptar. Siç raportojnë mediat, viktima është Klodian Petro, i cili banonte në Prato dhe punonte një kompani në Valdarno. I riu u përplas me një makinë tjetër mëngjesin e së martës teksa udhëtonte pranë Bucine-s në Arezzo.

Mësohet se Petro i cili po lëvizte me një makinë tip “Lancia Ypsilon”, u përplas me një makinë tip, “Peugeot 308”. Shoferja e këtij mjeti ishte një 49 vjeçare, e cila ka mbetur e lënduar si pasojë e aksidentit.

Siç edhe u raportua një ditë më parë, Petro nuk mundi ti mbijetojë aksidentit të rëndë dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Mediat raportojnë se ai la pas një vajzë e cila nuk kishte shumë që kishte mbushur 13 vjeç.

Dinamika që çoi në aksidentin fatal është ende duke u hetuar. Megjithatë mediat shkruajnë se airbag-u në makinën ku udhëtonte 39-vjeçari nuk ka ndihmuar në zbutjen e goditjes, e cila ka qenë shumë e fortë dhe ka shkatërruar pjesët e përparme të dy mjeteve.

Shqiptari, përpara se të përplasej me “Peugeot”, ka frenuar për 30 metra, por kjo manovër nuk shërbeu për të shmangur tragjedinë. Sipas hetimeve të parë ka qenë shpejtësia e madhe që shkaktoi përplasjen me makinën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat