Vrau dhe murosi shqiptarin me porosi të ish-të dashurës, 47-vjeçari italian dënohet me 24 vite burg

Diaspora

Vrau dhe murosi shqiptarin me porosi të ish-të dashurës, 47-vjeçari italian dënohet me 24 vite burg

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Italiani Salvatore Tambe është dënuar me 24 vite burg pasi akuzohet se është i përfshirë në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj 42-vjeç.

Ngjarja e rëndë e ka zanafillën në vitin 2013, kohë kur shqiptar rezultoi i zhdukur, por më pas doli që ai ishte vrarë.

Ndërsa eshtrat e tij u gjetën 6 vjet më vonë, në vitin 2019, të murosura në një rezidencë në Senago.

Përveç dënimit me 24 vite, i pandehuri do të duhet të shpërblejë dëmin ndaj familjarëve të viktimës, të cilëve gjyqtarët u kanë caktuar një shumë të përkohshme totale prej 260 mijë euro.

Salvatore Tambè 47 vjeç pretendon se është i pafajshëm, duke pretenduar se ai ishte në zyrën postare mëngjesin kur ndodhi vrasja.

Vrasja e shqiptarit u urdhërua nga ish e dashura e tij, Carmela Sciacchitano 64-vjeçare, banuese në Xhenova, e cila kreu krimin për  t’u hakmarrë me pretendimin e shqiptari e kishte lënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat