A thua e meriton një trajtim të tillë mërgata shqiptare nga Skandinavia për udhëtim në vendlindje gjatë sezonit të verës?

Diaspora

A thua e meriton një trajtim të tillë mërgata shqiptare nga Skandinavia për udhëtim në vendlindje gjatë sezonit të verës?

Nga: Sokol Demaku Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:59
Çmimet e biletave

Sezona e pushimeve verore si zakonisht në vendet Skandinave fillon më heret se në cdo vend tjeter të Europës. Kjo është traditë si duket këtu e shkak duhet të jetë koha apo më mirë me thenë shfrytëzimi sa më mirë të jetë i mundur i kohës me diel, sepse këtu vera është shumë e shkurtër.

Edhe mërgimtarët shqiptar të cilët nuk janë në numër të pakët këtu cdo here planifikojnë dhe mendojnë një udhetim veror e si zakonisht udhetimet e tyre janë për në vendlindje për atje, ku atyre u rahë zemra dhe shpirti, për atje ku ata mendojne se pushimin e bëjnë pushim, më të rehatshëm, më dinjitoz dhe me më shumë dëshirë e vullnet, sepse edhe fëmijët e tyre kanë nevojë për vendlindjen, gjuhën, familjarët dhe të afërmit e tyre, të cmallen dhe kalojnë kohën në lojëra dhe gezime me ta.

Mërgata shqiptare është ajo e cila gjatë gjithë vitit derdhë miliona euro në vendlinjde, për një jetë më të mirë të bashkëkombasëve, vëllezërve si dhe të vet shtetit dhe të atyre që i kanë aq mallë. Cdo here del në pah se mërgata iu gjetë në cdo kohë, në cdo situatë vendlindjes, e ndihmoj ate, e mbështeti ate që ajo të zhvillohet, ndricohet, bëhet e zoja e vetëvetës.

Por a thua a mjafton vetëm kjo?

Image
Çmimet e biletave

Unë këtu do ndalem tek një dukuri e shemtuar, një dukuri e cila ta gerditë udhtëmin, ta gërditë edhe rrugën për në vendlinjde. A thua ka mundësi ai vend qe aq shumë kjo mërgatë e mbeshteti, e ndihmoi edhe në koherat më të vështira kur ishte gjendja të jesh apo të mos jeshë, por edhe sot me mbeshtetje ekonomike të pandalshme, të nderrmari dica lidhur me këtë temë kaq të vështirë për mërgatën.

Fjala është për aviokompanit të cilave shteti i Kosovës u ka dhenë leje dhe mundësi fluturimi dhe bartje të udhetarëve apo mërgimtarëve shqiptar për në vendlindje nga vende të ndryshme të Europës. NJë biletë udhetimi nga vendet nordike për në Prishtinë për një përson të kushtoj 800 apo 900 euro, mos është pak gjynah si thonë në disa anë në Kosovë, e për një destinacion të njejtë për në Tuzëll apo Zagreb apo Beograd a Banjallukë të kushtoj 40 – 60 euro.

Sa duket këtu dicka nuk është si duhet, apo ndoshta në mërgatë e kanë gabim, sepse ata mendojnë se janë të pasur, se ata vetem ”marrim grabulen dhe drejt e te lumi dhe nxjerrim euro sa duam nga atje”.

Këtyre aviokompanive për fluturim në Prishitinë duhet tua ketë dhenë organi komptetent i Republikës së Kosovës sigurisht edhe Aeroporti i Prishtinës leje fluturimi dhe kontratë. Por si duket askujt atje nuk i intereson sa para ata marrin për një biletë udhetimi që është e kripurë në këtë sezon (Göteborg-Prishtine, apo edhe aeroporte tjera) e që dikur më heret muajt tjerë kushtonte 250 euro e sot ajo kushton hiq më paku nga 600 deri në 1000 euro. Cfare kushte tjera plotesuse ka vu Aeroporti i Prishitnës apo Organi kompetent i Republikës së Kosvës për këto aviokompani qe ato duhet të paguajnë dhe ngrisin cmimin e biletës pesë fish. Ne nuk na e kap mendja këtë fare dhe se athua dikush nga organet komptetente të dhenjes së këtyre lejeve a kujdeset dhe a pyet për këto gjëra ndonjë here?

Të paguash 600 - 900 euro një biletë avioni ktyese dhe të udhetosh 34 ore në një drejtim a ka nencmim më të madhe për një udhetar, a ka gjë me të ligë se kjo. Ndërsa një udhetim më i shkrutër për 8 apo 9 orë në nje drejtim të kushton hiq me pak deri në Prishitnë vajtje ardhje se 1100 euro sot.

Një biletë avioni kthyese për në Nju Jork nga Göteborg sot kushon 450 euro me një udhetim 8 deri ne 12 orë, a thua a behet ky krahasim edhe me cmimin qe cekem me lart.

Sa duket është koha që organet komptetente të aviotransportit në R. Kosovës të ulen dhe merren me ketë brengë dhe poshtrim kaq të madhe të mërgates shqipatre e cila me shpirt e zemer cdo here ndihmoj vendlindjen në cdo aspekt.

Poshtë do ju japim ca foto të bera për ato cmimet e kripura të avio kompanive që transportojnë shqiptaret për në vendlindje nga atje ku ata ndodhën.

Shpresojme se dikush do i lexoj këta pak rreshta dhe do merret me brengën e këtyre jetimëve nga mërgata shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat