Vota e Diasporës/ Spahivogli: KQZ po bën thirrje të dëshpëruara. Ja për cilat zgjedhje bëhet fjalë! Çfarë i tremb shqiptarët

Diaspora

Vota e Diasporës/ Spahivogli: KQZ po bën thirrje të dëshpëruara. Ja për cilat zgjedhje bëhet fjalë! Çfarë i tremb shqiptarët

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Entela Spahivogli, anëtare Kryesie në ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë’ ka shpjeguar se nisma për votën e Diasporës ka edhe 45 ditë kohë deri më 12 Janar që Kuvendi ta miratojë derisa kuadri ligjor të plotësohet.

Spahivogli tregoi se si kjo nismë do të mund të realizohet vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale.

Sa i përket idesë për tu regjistruar në e-Albania, para se të votojë çdo anëtar i Diasporës, Spahivogli tha se kjo ide i tremb shqiptarët për shkak se Shqipëria ka dhënë prova se nuk t’i ruan të dhënat personale

Entela Spahivogli: 45 ditë deri në 12 Janar që të plotësohet kuadri ligjor për të bërë të mundur votën e diasporës pas kësaj lind e drejta pas çdo zgjedhje që të kontestohet sepse një numri të madh të shqiptarëve nuk u mundësohet vota.

Ligji për votimin jashtë Shqipërisë bëhet fjalë jo vetëm për diasporën, por edhe për të gjithë ata që për një periudhë të shkurtër janë jashtë Shqipërie.

U tha një gjë shumë interesante në Samit që për at bërë këtë të mundur duhet të bëjmë regjistrimin pranë e-Albania. Mos i ngatërrojmë dy gjëra. Ai është në të drejtën e tij ta kërkojë këtë, or nuk ka lidhje direkte me votën e diasporës, sepse ajo nuk ka lidhje me faktin që je regjistruar apo jo ne e-Albania. Dhe adresat dhe të dhënat personale jepen në momentin kur ti pranon që të hysh në procesin e votimit në Shqipëri.

Shqipëria ka dhënë prova që nuk të ruan të dhënat personale, dhe ko shpesh i tremb njerëzit.

Shembulli i Kosovës është ai që na drejton. Kosova ka dy vite që e ka mundësuar votën e Diasporës.

Në propozimin tonë është që të votohet aty ku ke gjendjen civile, ose ku ke patur vendbanimin e fundit.

I ftojmë Parlamentin që ta bëjë këtë të mundur dhe KQZ po bën thirrje të dëshpëruara. Nuk bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare duke pasur atë idenë që në lokale duhet më shumë të flasin njerëzit që jetojnë në vend

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat