E rëndë në Greqi/ Vritet me dy plumba në kokë një shqiptar, viktima me precedent penal

Diaspora

E rëndë në Greqi/ Vritet me dy plumba në kokë një shqiptar, viktima me precedent penal

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:00
Ilustrim

Një shtetas Shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes prej personave ende të pa njohur në rrugën Atlantos 44 në lagjien Palio faliro.

Policia thotë se viktima është skeduar me dy emra.

Thimi Droboniku ose Thimi Roland Prifti i datëlindjes 18.1.1967 nga berati u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.

Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili  ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.

Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat