Humb jetën tragjikisht shtetasi shqiptar në Greqi, zbardhen dyshimet e para

Diaspora

Humb jetën tragjikisht shtetasi shqiptar në Greqi, zbardhen dyshimet e para

Më: 14 janar 2024 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Raportohet një ngjarje e rënde ku një shtetas shqiptarë ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Greqinë fqinje.

Sipas burimeve mësohet se ngjarja ka ndodhur në Selanik, pranë kryqëzimit në Stacionin e Vjetër me Voutira, në hyrje të qytetit, shqiptari ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur fillimisht një tabelë dhe më pas 2 pemë dhe një shtyllë dritash.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Madje shtylla e ndriçimit ka rënë edhe mbi dy automjete të cilat janë ndalur në semafor në drejtim të kundërt, pa asnjë lëndim për drejtuesit, përveç dëmeve materiale në automjete.

Mësohet se shtetasi shqiptar që ka ndërruar jetë, ka precedentë të shumtë penalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat