Nuk morën rrogën, shqiptarët rrahin me lopatë pronarët italianë

Diaspora

Nuk morën rrogën, shqiptarët rrahin me lopatë pronarët italianë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 00:06
ilustrim

Një përleshje me lopatë në Varmo të Italisë mes shqiptarëve dhe dy italianëve ka përfunduar me këta të fundit në spital, raportojnë sot mediat lokale.

Tre punëtorët shqiptarët, rreth 19-vjeç, kishin shkuar te italianët për t’u kërkuar pagën pasi kishin punuar në rikonstruksionin e një rrugice pranë një banese.

Por, pronarët kanë refuzuar t’i paguanin pasi sipas tyre, puna nuk është bërë mirë. “Ti duhet të më paguash”, frazë kjo që është dëgjuar disa herë nga një dëshmitar, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Pas konfliktit verbal, situata degjeneroi në grushte dhe goditje me lopatë.

Dy italianët u dërguan në spital dhe raportohet se gjendja e tyre nuk është e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat