Austri: Dënohen tre shqiptarë me disa vjet burg, grabisnin kryesisht materialet kozmetike

Diaspora

Austri: Dënohen tre shqiptarë me disa vjet burg, grabisnin kryesisht materialet kozmetike

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 shtator 2016 Në ora: 17:23
Ilustrim

Në Austri janë arrestuar tre persona që janë marrë kryesisht me vjedhjet e materialeve kozmetike shkruan vol.at. Vlera e tyre arrin në 39.000 euro, ndërsa Prokuroria e Feldkirch i ka akuzuar tre personat për 27 shkelje ligjore nga ku dëmi i përgjithshëm nga ata arrin në 140.000 euro, përcjell botasot.info.

Dy personat e parë janë nga Kosova dhe secili është dënuar me 32 muaj heqje lirie, ndërsa personi i tretë nga Shqipëria është dënuar më pak me 20 muaj burg. Ata duhet me patjetër të kryejnë gjashtë muaj burg vendosi gjykatësja, Angelika Prechtl-Marte. Sipas ligjit austriak vjedhjet me vlerë mbi 300.000 euro dënohen deri në dhjetë vjet burg, ndërsa në vjedhjet me më pak se aq me dënime prej një deri në pesë vjet. Të tre shqiptarët kanë ardhur si turistë në Austri. Moshat e tyre janë 38, 37 dhe 24 vjeç.

Përveç sendeve kozmetike dy të parëve u janë gjetur me vete edhe sasi të vogla kokaine, ndërsa personi i tretë akuzohet për vjedhjet në një furre buke. Gjetja e tyre u bë falë gjurmëve të ADN-së./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat