Zvicër, arrestohen 'zonjat shqiptare të argëtimit’

Diaspora

Zvicër, arrestohen 'zonjat shqiptare të argëtimit’

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 14:21
Ilustrim

Dhjetë vajza që punonin si kërcimtare në një klub nate në lagjen Töss të qytetit Winterthur në Zvicër, janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë zvicerane. Gjithashtu, janë vënë në pranga edhe dy punëdhënësit e tyre, një zviceran 51-vjeçar dhe një bullgare 43-vjeçare.

Të gjitha vajzat janë nga Shqipëria dhe Serbia, shkruajnë mediat lokale dhe nuk kanë leje qëndrimi e as leje pune në Zvicër.

Punëtoret e arrestuara raportohet se punonin si “zonja argëtimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat