Suedi: Edhe dy manifestime shqiptare për ditën e pavarësisë

Diaspora

Suedi: Edhe dy manifestime shqiptare për ditën e pavarësisë

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 11:13
Pamje nga festa në Suedi

Shqiptarët që jetojnë në qytetet Boros dhe Norrkoping, të tubuar në shoqatat e tyre, kanë kremtuan 9-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Shoqata ”Dardania” e Borosit, që tubon rreth vetës mbi 800 anëtarë dhe që për veprimtaritë kulturo-sportive është ndër shoqatat më aktive të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, ka krmetuar në Parkhallen. Në manifestimin e tyre, përpos veprimtarëve të shumtë shqiptarë nga Borosi dhe rrethina, kanë marrë pjesë edhe strukturat e udhëheqjes komunale, me të cilat shoqata ka bashkëpunim të suksesshëm. Përfaqësuesit komunalë kryesoheshin nga kryetari i qytetit, Ulf Olsson. Merrnin pjesë edhe përfaqesues të asocacioneve shqiptare ne Suedi si dhe amatorët shqiptarë nga qyteti i Skenes dhe ata të Vekshjos.

Në pjesën akademike u folë për përpjekjet dhe sakrificat e shqiptarve deri në pavarësinë e Kosovës. U nderuan dëshmorët e kombit dhe u përkujtuan të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi.

Pastaj në sallën e mbushur përplotë me bashkëatdhetarë tanë dhe të stolisur me flamujë të Kosovës, flamujë kombëtar dhe të Suedisë, u shfaq një program i pasur kulturo-arstistik. Nxënës shqiptarë që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe në shkollat e Borosit dhe të rrethinës recituan vjersha për Kosovën dhe dëshmorët e kombit. Ndërkaq grupet artistike të moshave të ndryshme të shoqatës ”Dardania”, si çdo herë në festat e këtilla, prezantuan vlerat e njëmendta të folklorit burimor shqiptar, i cili me sukses po kultivohet edhe në këtë pjesë të Suedisë.

Muharrem Binaku, kryetar i shoqatës ”Dardania” thekson se në programin arstistik në Boros kontribuan edhe amatorët e shoqatës nga Skene dhe ata të shoqatës ”Liria” nga Vekshjo.

Manifestimi në Boros, me mbrëmje shoqërore, zgjati deri në orët e vona.

Dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti solemnisht sivjet u shënua edhe në Norrkoping. Këtu tash disa vite veprn shoqata shqiptare ”Iliriana”. Anëtarët e ”Ilirianës” për 9-vjetorin e pavarësisë së Kosoves kanë përgaditur një program të pasur kulturo-muzikor.

* Shumica e anëtareve të shoqatës sonë kanë lindur dhe janë rritur këtu në Suedi, por

ata në zemër kanë Kosovën. Dhe sa herë kremtojmë festat tona kombëtare kendojnë, vallëzojnë dhe recitojnë vjersha për atdheun, thot ë Fahredin Berisha, kryetar i shoqatës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat