Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se mërgimtarët hasin në pengesa kur duan të votojnë.
Sipas tij, kjo ishte arsyeja kryesore e numrit të vogël të mërgimtarëve që votuan në zgjedhjet e 11 qershorit.
Më tej, Kurti tha se Vetëvendosje mori 70 për qind të votave të tyre.
“Ka dy arsye pse mërgimtarët kanë votuar Vetëvendosjen. Ata nuk janë në listë të rrogave të Qeverisë dhe e dinë se si është mirë në vendet perëndimore dhe nuk e krahasojnë Kosovën me periudhën e Serbisë dhe të ngushëllohen, por e krahasojnë me vendet perëndimore dhe presin që Kosova të bëhet ashtu”, tha Kurti.