Reshjet e shumta atmosferike ndikuan që një familje pesëanëtarëshe nga Maqedonia të aksidentohet rëndë në magjistralen A8 pranë qytetit austriak Weibern. Shoferi (49) nga Maqedonia ka humbur kontrollin si pasojë e një rrëshqitje dhe aquaplaning, ku të gjithë personat në bord mbetën të plagosur. Mes tyre një fëmijë tetëmuajshe, shkruan krone.at.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në ora 9.00. 49 vjeçari dhe dy fëmijët 17 dhe 20 vjeç mbetën të plagosur lehtë. Megjithatë foshnja tetëmuajshe u plagos rëndë dhe tani ndodhet në spitalin e Wels.
Nga aksidenti u krijua kolonë kilometrike në magjistralen A8./Bota sot