Bëri gruan për spital, shqiptari pasi shkon në urgjencë dhunon edhe personelin mjekësor - Bota Sot
Bëri gruan për spital, shqiptari pasi shkon në urgjencë dhunon edhe personelin mjekësor

Diaspora

E premte, 19 tetor 2018

Bëri gruan për spital, shqiptari pasi shkon në urgjencë dhunon edhe personelin mjekësor

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:34
Ilustrim

Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Udines, pasi akuzohet se sulmoi mjekët e urgjencës që po kujdeseshin për gruan e tij.

Mediat italiane raportojnë se gruaja shqiptare kishte shkuar në urgjencë pas dhunës barbare që i shoqi kishte ushtruar ndaj saj. Kur shqiptari, identiteti i të cili nuk bëhet i ditur është thirrur të dalë jashtë dhomës ku ishte shtruar bashkëshortja, ndërsa ai ka nisur të dhunojë edhe stafin e urgjencës.

‘Ansa’ shkruan se një punonjës social-shëndetësor raportoi se dëmtimet që kishte marrë gruaja ishin që ajo të qëndronte për tre ditë nën vëzhgimin e mjekëve. Sakaq, fill pas incidentit që shkaktoi në mjediset e urgjencës, shqiptari tentoi që të largohej, por ai u arrestua nga karabinierët. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia gjeti 25 gram kokainës. Tashmë ndaj tij rëndon akuza për ‘dhunë në familje’ dhe për posedim të lëndëve narkotike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test