4 shqiptarë kandidatë për në parlament, historitë e emigrantëve që sot janë bërë qytetarë italianë - Bota Sot
4 shqiptarë kandidatë për në parlament, historitë e emigrantëve që sot janë bërë qytetarë italianë

Diaspora

4 shqiptarë kandidatë për në parlament, historitë e emigrantëve që sot janë bërë qytetarë italianë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 10:37
Shqiptaret

Italia mban sot zgjedhjet parlamentare, ku të paktën 50 milionë qytetarë do të votojnë për të zgjedhur ligjvënësit e rinj. Interesant në këto zgjedhje është rikthimi i Berlusoconit, i cili ndonëse vetë nuk mund të marrë post për shkak të dënimit nga gjykata, po shfaqet i ringjallur në partinë e tij.

Por në listat e kandidatëve, këtë radhë renditen edhe 4 shqiptarë, të cilët janë:

Bruna Meçe, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha.

Vetëm 25 vjeçe, Bruna Meçe e diplomuar për shkenca politike kandidon për deputete  në Bergamo për forcën “Liberi Uguali,” një parti e re e sapoformuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane.

Emiliano Biraku, kandidon me partinë demokratike të Renzit, në Romë. Dy vjet më parë, shqiptari Biraku është zgjedhur kryetar i qarkut të kësaj force politike në qendrën historike të Venecias, shkruan Opinion.al. Ai jeton në Itali prej vitit 2003 dhe është profesion ekonomist. Së bashku me të vëllain, ai është pronar i di restoranteve në Venecia,  “Ali D’oro” dhe “Da Gigi”.

Elona Gaxha, në profesion infermiere ka shkuar në Itali që e vogël, por ka marrë shtetësinë shqiptare në tetor të vitit 2017. Ajo jeton në qytetin e Peruxhias dhe kandidon për “+Europa”, partinë e Emma Boninos, të cilën e konsideron një pikë referimi.

 

Anita Likmeta, durrsakja  me profesion gazetare, kandidon me një lëvizje të re politike, “10 Volte Meglio”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test