“Të marrin jetën”/ Kush janë grabitësit shqiptarë të këngëtarit dhe biznesmenit grek

Diaspora

“Të marrin jetën”/ Kush janë grabitësit shqiptarë të këngëtarit dhe biznesmenit grek

Më: 8 prill 2018 Në ora: 07:15
Aleksandros Stamatiadis

Ata janë 5. Dyshohen shqiptarë, por të gjitha grabitjet që kanë kryer që nga fillimi i 2018 nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Policia greke thotë se kemi të bëjmë me një bandë të rrezikshme grabitësish, që veprojnë në zonat e pasura të Athinës. Hetimet janë intensifikuar pas grabitjes së dhunshme të biznesmenit grek Aleksandros Stamatiadis.

52-vjeçari u godit barbarisht nga dy grabitësit, që i ishin futur në shtëpi, në një përpjekje për t’i ndaluar ata.

“Nuk kanë frikë nga asgjë dhe janë të paskrupullt. Të marrin edhe jetën nëse nuk iu jep atë që ata duan. Marrin pengje dhe i torturojnë derisa të zbulojnë se ku i kanë para dhe bizhuteritë. Kjo ishte ajo që ata do të bënin edhe me familjen e Stamatiadis”, theksohet në një raport të policisë greke, cituar nga mediat lokale.

Anëtarët kryesorë të bandës janë në burg, por ka anëtarë të tjerë që kanë dalë për “punë”. Fillimisht ata lëvizin në lagjet e pasura. Identifikojnë “prenë” dhe fillojnë përgatitjet.

Zyrtarët e policisë tani kanë hapur dosjet e gjashtë rasteve të grabitjeve, me të njëjtat karakteristika. Më 11 mars 2018, në Rrugën Lytos në Vouliagmeni. Një avokat 43-vjeçar u kthye me kënaqësi në shtëpi. Pak minuta pasi ai kishte hyrë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit, hajdutët thyen derën dhe hynë brenda. Nën kërcënimin e armës dy grabitësit i morën 10 mijë euro dhe bizhuteri.

Më 29 mars, në orën 3 të mëngjesit, tre burra të armatosur “pushtuan” rezidencën e një 54-vjeçare në Glyfada. Nën kërcënimin e pistoletave në kokë të dy vajzave të saj ata i morën 250 mijë euro, bizhuteri vlera e të cilave tejkalon 4 milionë euro.

Më 30 mars, në orën 04:30 të mëngjesit ata u futën në shtëpinë e këngëtarit të famshëm Lefteris Pantazis në Vouliagmeni.  Pas dhunuan dy pastrueset e shtëpisë grabitësit morën 1 mijë euro dhe disa orë të këngëtarit. Sipas policia greke ka dhe tre raste të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat