LDK-ja mbështet themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën - Bota Sot
LDK-ja mbështet themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën

Diaspora

E martë, 16 tetor 2018

LDK-ja mbështet themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:14
Avdullah Hoti

“Shteti i Kosovës, përmes një kanali televiziv publik për mërgatën, duhet të ndihmojë gjeneratën e re të lindur në mërgatë të mësojë gjuhën e kulturën shqipe, si dhe të promovojë investimet e mërgatës në Kosovës. ” ka shkruar Hoti.

Shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, është takuar me Grupin Nismëtar nga mërgata për themelimin e Kanalit Televiziv të Mërgatës.

Hoti në faqen e tij zyrtare të Facebook-ut, ka shkruar se themelimi i një kanali të tillë është një ide që duhet të përkrahet nga shteti.

“Shteti i Kosovës, përmes një kanali televiziv publik për mërgatën, duhet të ndihmojë gjeneratën e re të lindur në mërgatë të mësojë gjuhën e kulturën shqipe, si dhe të promovojë investimet e mërgatës në Kosovës. ” ka shkruar Hoti.

Madje ai ka theksuar se hapja e një kanali të tillë televiziv për mërgatën do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Shumës prej rreth 1 miliard euro remitanca në vit që shkojnë për konsum të familjeve në Kosovës, përmes promovimit të mundësive për biznes në Kosovës nga ky kanal televiziv, mund t’i shtohet edhe 1 miliard euro remitanca për investime” ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test