Në Wuppertal të Gjermanisë përkujtohet Kolonel Ahmet Krasniqi - Bota Sot
Në Wuppertal të Gjermanisë përkujtohet Kolonel Ahmet Krasniqi

Diaspora

E hënë, 19 nëntor 2018

Në Wuppertal të Gjermanisë përkujtohet Kolonel Ahmet Krasniqi

Nga: Jakup Gërguri Më: 9 shtator 2018 Në ora: 23:41
Në Wuppertal të Gjermanisë, në kujtim të veprës së Ahmet Krasniqit

Në Wuppertal të Gjermanisë, në prani të një numri të konsiderueshëm aktivistësh,  kujtuam dy data të rëndësishme. Përkujtuam Kolonel Ahmet Krasniqin-ish Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Tubimin e hapi Nënkryetari i Nëndegës së LDK-së për NRW, z. Enver Musa. Pas mbajtjes një minutë heshtje, për kujtim e nderim të Kolonel Ahmet Krasniqin, z. Musa falënderoi të pranishmit,  njëkohësisht duke i informuar edhe për qëllimet e mbajtjes së tubimit përkujtimor.

Fjalën pastaj e mori Jakup Gërguri – Kryetar i Nëndegës së LDK-së për NRW – Gjermani. Sot kemi një tubim, me të cilin kujtojmë dy ngjarje diametralisht të ndryshme. Njëra emocionale e dhimbshme, tjetra e ndjeshme ngase shënon Histori të popullit tonë. Këtë vit përkujtojmë Kolonel Ahmet Krasniqin edhe me një risi. Është kjo e re ngase përfundimisht më 21. 09 të këtij viti, eshtrat e Ahmet Krasniqit do kthehen në vendlindje. Do ktheheni, dhe do pushojnë aty ku e kanë vendin e merituar, pranë presidentit historik Ibrahim Rugova.

Sot shënojmë edhe 7 shtatorin, ditën e miratimit të Deklaratës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Rastisi këtë vit që një video që do e shohim, është pikërisht nga organizatori kryesor i Mbledhje së Kuvendit më 07.09.1990 në Kaqanik z. Hebib Shehu. Z. Shehu ishte këtë vit edhe laureat i Mirënjohjes ORA E PRESIDENTIT, që Nëndega jonë e ndanë çdo vit për një ndër Figurat më eminente ndër Shqiptarë. I njohur si veprimtar, intelektual, bashkëpunëtor i President Rugova, si figurë emblematike e Kaqanikut, z. Shehu e dhe një intervistë enkas për Nëndegën tonë, të cilën do e shikojmë s’bashku me filmin In memoriam për Kolonel Ahmet Krasniqin do i shikojmë.

Ndjehem shumë mirë që sot këtë tubim e mbajmë me juve aktivist, veprimtarët, mësues, anëtarë të LDK-së që secili keni bagazhin e aktiviteteve e kontributeve të mëdha. Ju  falënderoi të gjithëve për praninë tuaj, dhe në emër të Kryesisë së Nëndeges së  LDK-së për  NRW  ju premtoi se  edhe në të ardhmen do angazhohemi për të sjellë incizimet si këto sot, dhe ju ftoi t’i shikojmë së bashku.

Pasi u shikuan dy storiet filmike, të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtua z. Qazim Bajgoraliu-ish kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani, i cili foli për Kolonel  Ahmet Krasniqin, dhe rëndësinë e 7 shtatorit. Z. Hamit Halili –njëri ndër veprimtarët e  hershëm n mërgatë falënderoi organizatorët dhe Nëndegën e LDK-së që po mbajnë tubime të tilla.

Z. Behxhet Krasniqi në emër të Familjes Krasniqi falënderoi Nëndegën e LDK-së për NRW, ngase kjo është e para që organizoi Akademi Përkujtimore për Vëllaun tim Ahmeti ne dhenë kohën kur ngushëllimet na vishin fshehurazi në familjen tonë. Ai i njoftoi të pranishmit edhe për ecurinë e procesit të kthimit të eshtrave të Kolonelit në vendlindje, që do bëhet më 21 të këtij muaji. Në fund z. Behxhet Krasniqi falënderoi të pranishmit dhe Kryesinë e Nëndegës që kurrë nuk e lanë anash përkujtimin për Kolonelin. Gjithashtu uroie dhe 7 shtatorin, ditën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test