Shqiptarët ‘marrin në qafë’ 78 persona në Itali, ja për çfarë hetohen - Bota Sot
Shqiptarët ‘marrin në qafë’ 78 persona në Itali, ja për çfarë hetohen

Diaspora

E hënë, 19 nëntor 2018

Shqiptarët ‘marrin në qafë’ 78 persona në Itali, ja për çfarë hetohen

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 21:22
Policia italiane

Policia italiane ka arrestuar 3 persona. Ata dyshohet se lëshonin kontrata pune false për emigrantët.

Me dokumente të falsifikuara, emigrantët siguronin lejen e qëndrimit, si dhe merrnin asistencën nga shteti italian. Një lejë e tillë aplikohet për nënat shtatzënë dhe të papunët.

Sipas medieve italiane, deri më tani policia ka vendosur nën hetim 78 persona, të cilët kanë përdorur kontratat false të punës, për të siguruar lejen e qëndrimit, duke paguar shuma të mëdha në këmbim.

Hetimi ndaj tyre ka nisur që në vitin 2017, pas arrestimit të disa personave për vjedhje, kryesisht shqiptarë, të cilët zotëronin lejen e qëndrimit, nëpërmjet punësimit në disa kompani të ndryshme, të cilat ishin në pronësi të një biznesmeni 77-vjeçar nga Padova.

Gjatë hetimeve u zbulua, se emigrantët nuk kishin punuar kurrë në kompanitë e 77-vjeçarit, pavarësisht se ishin të regjistruar. Kompanitë, në të cilat ishin regjistruar emigrantët, operonin në mënyrë ilegale, duke i shkaktuar shtetit italian një dëm prej 80 mijë eurosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test