Trafik kokaine nga Holanda në Greqi, pranga shqiptarëve - Bota Sot
Trafik kokaine nga Holanda në Greqi, pranga shqiptarëve

Diaspora

E premte, 16 nëntor 2018

Trafik kokaine nga Holanda në Greqi, pranga shqiptarëve

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Një organizatë që merrej me trafikun e kokainës nga Evropa Perëndimore në drejtim të Greqisë është shkatërruar nga policie helene.

Katër anëtarë të grupit janë arrestuar, dy prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht 34 dhe 38 vjeç. Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetase greke për posedim droge.

Arrestimet janë kryer në Athinë dhe në zonën e Artës. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar rolin  e secilit prej anëtarëve të grupit dhe zonat e magazinimit të kokainës.

Në mënyrë të veçantë, një 41 vjeçar grek ishte përgjegjës për futjen e kamionëve ndërkombëtar të transportit që sillnin kokainën nga Holanda për në territorin grek, shkruan OraNews. Droga pritej nga dy shqiptarët në një dyqan dhe më pas furnizoheshin anëtarët e tjerë të organizatës.

Transporti i drogës brenda vendit bëhej zakonisht me një taksi nga një 50 vjeçar.

Nga hetimet është zbuluar mbi 1 kg kokainë e pastër si dhe sasi të vogla kanabisi. Gjithashtu, janë sekuestruar 12755 euro, dy vetura, dy peshore precize dhe 13 celular.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test