Ambasadorja Çitaku takon në Këshillin e Sigurimit një studentët nga Kosova në SHBA

Diaspora

Ambasadorja Çitaku takon në Këshillin e Sigurimit një studentët nga Kosova në SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Këshillimi i Sigurimit

UN - NEW YORK : Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është takuar, dje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dje në sallën e “Palltit të Qelqët” seancën e rradhës për Kosovën, në atë që është e fundit për këtë vit - me një student nga Kosova që studion për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Çitaku në përshkrimin e saj të fotografisë së publikuar në Facebook, e ka cilësuar “Zëmra më bëhet Mal!”

Ajo me diciturën “Zëmra më bëhet Mal!” shkruan në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe fotografinë se: “Dje pas seancës së Këshillit të Sigurimit, tek ulësja erdhi një djalë i ri. Me shqipe të përkryer më tha se është me origjjnë nga Kosova, dhe se familja i kishte shkuar në Norvegji gjatë luftës. Isa Rama sot studijon mardhëniet ndërkomëtare në Norvegji, dhe si pjesë e studimeve ishte edhe angazhimi pranë Misionit të Norvegjisë në OKB.” shkruan Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku teksa është takuar, dje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, seancën e rradhës për Kosovën, me Isa Ramën një student kosovar që studion për marrëdhëniet ndërkombëtare në Norvegji.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat