Demokristianët festojnë në Zvicër

Diaspora

Demokristianët festojnë në Zvicër

Nga: Tush Berisha Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 07:10
Pamje nga festa e flamurit

Në Sursee, kanton LU, u mbajt Manifestimi i Ditës së Flamurit dhe i vitit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Në mesin e shum bashkëatëdhetarëve, kishin ardhë për të festue së bashku, edhe krerët e Partisë ; Dr Ukë Berisha-kryetarë, Ing Zef Morina zv/kryetarë, bashk me anëtarët e Kryesisë ; zt. Anton Pllumbi dhe zt. Pash Biblekaj. Si dhe koordinatori për Disporë zt. Marash Berisha.

Pati përfaqësues nga LAPSH-i me zt. Riza Demaj me bashkëshortën. Pastaj, musafir edhe nga shoqatat, nga klubet, miq zvicërran, etj.

Me mjaft sukses, moderoi i riu Rajmond Pllumbi, kryetarë i Degës Sursee, i cili bëri edhe hapjen e Manifestimit

Referatin e shkurtër mbi Historikun e dy Jubileve, e lexoj thjesht dhe kjartë zt. Mirash Ndreja, nënkryetarë i BD në Zvicërr.

Si nikoqir i Manifestimit, në emër të Bashkësisë së Degëve, dhe të gjithë aktivistëve në Zvicërr, dhe duke ju deshirue mirë se ardhje, i përshëndeti  të pranishmit, zt. Nue Kaqinari, kryetarë i BD të PSHDK-së në Zvicërr.

Image

Pastaj, një përshëndetje mjaft të ngrohtë, me mesazh urimi dhe falenderimi, për të gjithë bashkëatëdhetarët tanë, dhan edhe kryetari i Partisë, Dr Ukë Berisha, si dhe zv/kryetari Ing Zef Morina.

Në emër të LAPSH-it, përshëndeti i nderuari zt. Riza Demaj.

Ishte një atmosferë vërtetë festive nën tingujt muzikorë të rapsodëve  të mirënjohur, Prendo me grupin e tij muzikorë, si dhe të zt. Kristë LLeshi si musafir që ishte në Manifestim.

Gjatë gjithë kohës, xhirimet i bëri kamera e RTK-së, me zt. Frrok Kolaj, i cili edhe bëri disa intervista me të pranishmit, për këto Jubile të mëdha.

Ahengu vazhdoi deri në orët e vona të natës.

Nga këtu, u dha mesazhi i qartë i urimit të këtyre dy Jubileve të mëdha,për gjithë kombin shqiptarë, kudo që gjendën

Urime, Gëzuar për jetë e MOT.. !

Me respekt : Demokristianët- Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat