Produkti (i lirë) që gjendet në dietën e çdo VIP-i! - Bota Sot
Produkti (i lirë) që gjendet në dietën e çdo VIP-i!

Dieta

Produkti (i lirë) që gjendet në dietën e çdo VIP-i!

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:04
Kastraveci

Sa herë flasim për forma të përkryera trupore, sytë i kthejmë gjithmonë nga të famshmit. Tejet të kujdesshëm për pamjen e jashtme, VIP-at i kushtojnë më shumë vëmendje nga sa duhet dietave ushqimore, si dhe ushtrimeve fizike për të qenë kurdoherë në top-formë.

Kemi zbuluar jo pak nga regjimi i Jennifer Lopez, ashtu sikurse e dimë që Victoria Beckham i qendron besnike dietës Alkaline; Gwyneth Paltrow ndjek Macrobiotic Diet, ndërsa Demi Moore përdor prej vitesh Raw Food Diet…me pak fjalë, pa kontrollin në të ngrënë, askush nga yjet nuk do të kishte format fizike që të gjithë shohim sot.

Ndoshta nuk e kishit menduar, por është mëse e vërtetë që secila nga dietat e VIP-ave kanë një produkt ushqimor të përbashkët. Mund të mos e besoni, po nuk bëhet fjalë për salmonin e shtrenjtë apo artikuj të tjerë jo gjithnjë të arritshëm ekonomikisht. Është pikërisht kastraveci, ai i cili nuk mungon kurrë në të tilla regjime.

Dietologët shpjegojnë se renditet në vendin e katërt, ndër perimet më të kultivuara në botë, e kjo jo pa arsye. Avantazhet që sjell në hidratim, si dhe në kaloritë e pakta që përmban, bëjnë që kjo perime të jetë e pranishme në çdo rekomandim të të ushqyerit shëndetshëm. Cilat janë të mirat që sjell?

Ndihmon në humbjen e peshës, për shkak të përmbajtjes të pakta në kalori.

Nëse konsumoni një të tillë përpara gjumit, jo vetëm që do të zgjoheni në mëngjes pa dhimbje koke, por do të keni energji ekstra për gjatë gjithë ditës (e këtë nuk e kupton njeri më mirë se sa vetë VIP-at!)

Parandalon dhe redukton celulitin, duke larguar nga trupi lëndët fluide dhe duke parandaluar mplakjen e parakohshme të lëkurës.

Do të bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë, për aq kohë sa përmbajtja natyrale e acideve asorbike dhe kafeinike parandalon ruajtjen për një kohë të gjatë të ujit nën lëkurë. Kjo ndikon në reduktimin e formimit të qeskave poshtë syve, ashtu sikurse i jep fytyrës një pamje më të freskët e rinore.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...