Dietat më efektive të të famshmëve për të humbur peshë - Bota Sot
Dietat më efektive të të famshmëve për të humbur peshë

Dieta

Dietat më efektive të të famshmëve për të humbur peshë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Shpesh keni nevojë për vullnet, për të filluar një dietë të re.

Të famshëm të ndryshëm kanë provuar dieta të ndryshme, por në këtë artikull do t’i gjeni ato më efektivet, të cilat mund t’ju ndihmojnë edhe juve.

Robbie Williams – një vakt në ditë

Amanda Ursell thotë: “Nëse hani vetëm një herë në ditë, atëherë duhet të shqetësoheni vetëm për atë që është në atë vakt dhe automatikisht do të zvogëloni shqetësimet për ushqimet e tepërta”.

Image

 

Robbie Williams (Foto: Felipe Trueba – Pool/Getty Images/Guliver)

“Duhet të jetë një vakt mjaft i madh, nëse Robbie ha vetëm një herë në ditë për gjashtë ditë nga shtatë, dhe po mban peshën e tij aktuale”.

Simon Cowell – pa mish të kuq

Pjesëtari i jurisë së ‘X Factor’, 60-vjeçari, humbi 10 centimetra nga beli duke ndaluar mishin e kuq, sheqerin dhe duke zgjedhur birrë të lehtë për të pirë.

Image

 

Simon Cowell (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Amanda thotë: “Nëse këto lëvizje dietike janë ndërmarrë së bashku me një rregullim të përgjithshëm të jetesës, mund të ndihmojë në humbjen e peshës”.

Kim Kardashian – dietë me bazë bimore

Kim, 39 vjeçare, ka vendosur të hajë ushqime të marra nga burime bimore, si dhe të bëjë stërvitje me intensitet të lartë.

Image
 

 

Kim Kardashian West (Foto: Presley Ann/Getty Images for ABA/Guliver)

Amanda thotë: “Dietë shumë e ushqyeshme nëse është e ekuilibruar. Sigurohuni të keni proteina të mjaftueshme nëse bëni ushtrime të rregullta dhe përfshini proteina me bazë bimore”.

Adele – ‘dieta e Sirtfood’

Këngëtarja 32 vjeçare ka humbur 44 kilogramë. Dieta është me bazë bimore, por lejon çokollatën e errët dhe verën e kuqe.

Adele (Foto:Christopher Polk/Getty Images for NARAS/Guliver)

Amanda thotë: “Ushqimet që rekomandohen në ‘dietën Sirtfood’ thuhet se stimulojnë rritjen e proteinës sirtulin në trupin tonë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat