Koha për të nisur dietën? Mëso 3 sekretet kryesore që duhet t’i dish më parë

Dieta

Koha për të nisur dietën? Mëso 3 sekretet kryesore që duhet t’i dish më parë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Sa herë mbarojnë pushimet e nis rikthimi në punë dhe sezoni i vjeshtës, një pjesë e mirë prej nesh vijmë me mendje të re për të nisur dietën (nuk është e thënë ta mbajmë premtimin që i bëmë vetes në plazh).

Por para se të nisësh një dietë me një ushqyerje të shëndetshme dhe jo hiperkalorike duhen pasur parasysh shumë gjëra. Është mirë të mos i kapërcejmë hapat.

Pi shumë ujë dhe pije të tjera jokalorike

Njerëzit shpesh ngatërrojnë etjen me urinë. Prandaj mund të marrësh kalori shtesë kur në fakt ajo që të duhet është një gotë me ujë të ftohtë.

Nëse nuk të pëlqen të pish thjesht ujë, shto një fetë limoni apo kastraveci, ose përziej çajra me shije të ndryshme si ai i mangos dhe pjeshkës, të cilët kanë shumë shije, por pak kalori.

Mendo çfarë të shtosh, jo çfarë të heqësh

Mundohu që të konsumosh 5-9 racione frutash ose perimesh çdo ditë. Duket shumë? Nuk është, sepse mund të përgatisësh një turli me pesë lloje perimesh dhe ja ku e kalon klasën. Për më tepër, ia vlen, sepse në të njëjtën kohë merr sasinë e fibrave që të nevojitet dhe ngopesh më shpejt. Për të mos përmendur të gjitha vetitë e tyre. Më shumë sesa 200 studime kanë dëshmuar cilësitë kuruese të elementeve të gjetura në këto ushqime.

Je vërtet e uritur?

Kjo nuk është një pyetje njëmiliondollarëshe, por vlen me siguri miliona kalori. Sa herë të vjen për të ngrënë, analizo nëse është uri apo thjesht ndjen një boshllëk në stomak që do ta mbushësh. Michelle May, autore e një libri të botuar në disa gjuhë për urinë, porosit që këto dy ndjesi nuk duhen ngatërruar. “Nëse “gërryerja” nuk vjen nga uria e mirëfilltë, të ngrënit nuk do ta qetësojë kurrë atë”,- thotë ajo. Kështu që kujdes me sasinë. “Stomaku yt është vetëm sa grushti, kështu që ai do vetëm një grusht ushqim për t’u ndjerë rehat”,- thonë dietologët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat