Dietat me shumë proteina ju mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit - Bota Sot
Dietat me shumë proteina ju mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit

Dieta

Dietat me shumë proteina ju mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:06
Ilustrim

Çdo njeri e din se proteinat janë të mira për muskuj – por gjithashtu ato janë të mira për trurin tuaj, thonë hulumtuesit australianë.

Ata kishin analizuar dietat e më shumë se 500 të rriturve dhe kanë konstatuar se ata të cilët hanë sasi më të mëdha të proteinës kanë nivele më të ulëta të amiloidit beta – paraardhës i Alzheimerit – në trurin e tyre.

Hulumtimet qartazi e demonstrojnë se aq më shumë proteina që konsumojmë aq më të vogla janë shanset për të pasur nivele të larta të AB-së në tru, e që korrespondon me një rrezik më të ulët të zhvillimit të Alzheimerit në të ardhmen.

Por, çfarë sasie e proteinave është e mjaftueshme? Konsumuesit më të mëdhenj të proteinës në studim kishin ngrënë rreth 120g proteinë në ditë – sasi më e lartë sesa sasia e rekomanduar.

100g pulë ka rreth 30g proteinë, një gotë qumësht ka rreth 9g proteinë, një lugë gjelle gjalpë kikiriku ka rreth 7g proteinë, dhe një vezë e madhe ka rreth 6g proteinë.

Pra, konsumimi i 120 gramëve proteinë në ditë nuk është edhe aq i vështirë nëse veç dëshironi ta parandaloni këtë sëmundje degjeneruese të trurit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test