Stipe Mesiq: Ja çasti kur lufta në ish-Jugosllavi u bë e pashmangshme

Dokumentare

Stipe Mesiq: Ja çasti kur lufta në ish-Jugosllavi u bë e pashmangshme

Nga: B.S. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:34
Stjepan Mesiq

Kryetari i fundit i Kryesisë së Jugosllavisë, kroati Stjepan Mesqi, në një intervistë më të gjatë për "Globus"-in e Zagrebit, ka folur për kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe fillimin e luftës në hapësirat e saj. 

Në pyetjen se kur e ka kuptuar se Kroacia nuk mund ta shmangë luftës - pasi që kryetarit të Kroacisë Tuxhman dhe tërë kreut të vendit kjo u ishte bërë e qartë qysh më 1990, ai thotë:

- Për Tuxhmanin nuk mund t'u përgjigjem. E di se i ka besuar ministrit federal të mbrojtjes, gjeneralit Kadijeviq, edhe atëherë kur unë i kisha humbur të gjitha iluzionet. Sa më përket mua, pika e kthesës ka atëherë kur Millosheviqi refuzoi se paku të përgjigjet në propozimin kroat për shndërrimin e federatës jugosllave në konfederatë të afatizuar për tri deri në pesë vjet, e pastaj të merret vendimi përfundimtar. Ai, ua them, as nuk u përgjigj. Nga ai çast m'u bë definitivisht e qartë se ai po luante në letrën e luftës dhe fillova t'u flas të gjithë bashkëbiseduesve të jashtëm të cilat kisha rastin t'i takoja. Madje edhe ministri gjerman i punëve të jashtme Genscher e kishte pyetur njeriun i cili me kishte çuar te ai, pasi që unë kisha dalë nga takimi: "A po mendon ai seriozisht?"

Më pas i tregon se mbledhja e fundit e Kryesisë së RSFJ-së është mbajtur në Den Haag, të cilën e kryesonte ai bashkë me lordin Carrington. Ishte tentimi i fundit që të gjendet një marrëveshje e re politike, sepse modeli i federatës ishte shpenzuar. Millosheviqi, thotë Mesiq, e ka shkatërruar Jugosllavonë në mënyrë që në rrënojat e saj të realizojë Serbinë e madhe.

Lufta mes Kroacisë e Serbisë, sipas Mesiqit, ka qenë e pashmangshme pas takimit të Tuxhmanit e Millosheviqit në Karagjorgjevë, në mars të vitit 1991, në përpjekje për të gjetur mënyrë për shpërbërjen paqësore të Jugosllavisë dhe pengimin e konfliktit luftarak mes pushtetit kroat dhe serbëve kryengritës.

- Këtë e kam trgeuar shumë herë. Nuk më tha vetëm mua, por edhe grupit të udhëheqësve të HDZ-së (partisë së Tuxhmanit), të cilët e prisnim kthimin e tij. Ja shkurt: shkëlqente i tëri, e ftoi Hërvoje Shariniqin që para nesh në tavolinë t'i shpalosë hartat dhe na tregoi se cilat pjesë të BeH-së Millosheviqi ia lëshonte Kroacisë. Kur ia tërhoqa vërejtjen se ndarja e BeH-së do të thotë luftë, m'u përgjigj se nuk i kuptoj "forcat e historisë".

Mesqi thotë se kjo e "mbushi kupën" dhe ai u nda nga Tuxhmani.

- Në asnjë rrethanë nuk mund të pranoja politikën e ndarjes së Bosnjë-Hercegovinës. As nuk shkonte mendja ta pranoja. E konsideroja katastrofike për të kroatët në BeH, ashtu edhe për Kroacinë. Dhe kisha të drejtë. Kjo është konfirmuar deri më sot, vetëm se ata që vajtojnë me zë të lartë për fatin e kroatëve në BeH nuk duan ta pranojnë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat