Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Portit të Durrësit - Bota Sot
Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Portit të Durrësit

Durrësi

Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Portit të Durrësit

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 18:14
Agron Tare

Drejtori i Përgjithshëm i Portit të Durrësit, Agron Tare, ka njoftuar këtë të enjte se jep dorëheqjen nga posti që mban.

“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës”, shkruan vetë Tare në profilin e tij në Facebook.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falënderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët!”.

Agron Tare eshte vellai i ish- futbollistit te kombetares, Igli Tare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat