Apel solidarizues me përjetuesit e tërmetit katastofal në Durrës

Durrësi

Apel solidarizues me përjetuesit e tërmetit katastofal në Durrës

Nga: Prof. Abaz Osmani Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 21:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

LKSH me dhembje dhe shqetësim të thellë po e përcjell gjendjen në Durrës pas katastrofës nga tërmeti që ndodhi dje në Durrës me rrethinë. Njëkohësisht familjeve qëi humben me të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet me te sinqerta shpirtërore dhe kombëtare egjithashtu atyre që u lënduan në atë katastrofë natyrore judëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në gjirin e ngrohtë familjar.

Së këndejmi, në emër të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë LKSH ndan dhembjen. Lëvizja Kombëtare Shqiptare ndan dhembjen me të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare dhe familjet e prekura nga katastrofa natyrore dhe në të njëjtën kohë u bën apel të gjithë shqiptarëve që të solidarizohen me vëllezërit ton dhe t’u ndihmojmë materialisht dhe shpirtërisht ta tejkalojnë këtë gjendje tepër të rëndë në këto momente tepër të vështirë për kombin. Këtë gjendje tepër të rëndë për kombin mund ta tejkalojmë vetëm të bashkuar, pa dallime partiake dhe krahinore. Duke falënderuar të gjithë miqtë ndërkombëtarë për ndihmën e pakursyer në këto çaste të vështira edhe një herë LKSH-ja benë apel solidarizimi të tregohen në vepër, me qëllim që pak a shumë familjeve të dëmtuara nga tërmeti tua lehtësojmë dhembjen për të vdekurit dhe lutjen për të plagosurit që sa më shpejt të kthehen në shtëpi dhe në jetën normale.

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE, PRISHTINË

Prof. Abaz Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat