Tërmeti i 26 nëntorit ka ngritur Durrësin me 10 cm

Durrësi

Tërmeti i 26 nëntorit ka ngritur Durrësin me 10 cm

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 06:10
Ilustrim

Tërmeti me magintudë 6.4 ballë që tronditi mëngjesin e 26 nëntorit Shqipërinë, duket se ka ndryshuar vijën bregdetare shqiptare.

Këtë e tregojnë imazhet e regjistruara nga satelitët Sentinel-1, i programit europian “Copernicus”, i Agjensisë Hapësinore Europiane (ESA).

Sipas analizave të sizmologëve të Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Durrësi është ngritur 10 centimetra më shumë mbi nivelin e detit.

Konkluzioni ka dale pasi radari ka matur me këtë rast deformimin e territorit.

Deformimi është matur nga platformat online Geohazard-tep, i zhvilluar nga ESA. Ai ka krahasur një kopje të imazheve të radarit të marra nga sateliti Sentinel-1 të pozicionit përpara tërmetit dhe pas tërmetit, për të nxjerrë hartën e zhvendosjes së bregdetit shqiptar.

Ende është herët të konfigurohet tërësisht vija bregdetare e cila në përfundim do të tregojë nëse Shqipërisë i është  shtuar ose jo sipërfaqja e tokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat