Durrës: 2200 familje përfituese të bonusit të qirasë, vijon procesi i aplikimeve të reja

Durrësi

Durrës: 2200 familje përfituese të bonusit të qirasë, vijon procesi i aplikimeve të reja

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:44
Durrës

Në vijim të procesit të bonusit të qirasë, Bashkia e Durrësit njofton se aktualisht përfitojnë bonusin 2200 familje.

Sipas bashkisë bonusi për këto familje është gati prej ditës së sotme e gjatë javës në vazhdim në varësi të përpunimit të pagesës nga bankat.

“Bashkia sqaron se lista me përfituesit e bonusit përditësohet. Ndërsa plotësimi, verifikimi, miratimi i dosjeve të aplikuesve është një proces që nxjerr në pah edhe problematika specifike në një situatë emergjence të pa ndodhur më parë”,  thekson bashkia.

Stafi i bashkisë vijon punën për të zgjidhur hap pas hapi çdo rast në përputhje me VKM- të dhe aktet normative në fuqi dhe për të mbyllur sa më shpejt të gjitha dosjet me qëllim kalimin e bonusit të qirasë te qytetarët që kanë aplikuar.

Pranë bashkisë së Durrësit vijon të jetë i hapur gjithashtu edhe procesi i aplikimeve të reja për bonusin.

“Kujtojmë qytetarët e prekur nga tërmeti se duhet të aplikojnë që të përfitojnë bonusin e qirasë”, shprehet bashkia./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat