Vendosën arkivolin para Drejtorisë së Policisë në Durrës, arrestohen organizatorët

Durrësi

Vendosën arkivolin para Drejtorisë së Policisë në Durrës, arrestohen organizatorët

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:09
Vendosën arkivolin para Drejtorisë së Policisë në Durrës

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pas akuzave për organizim manifestimi të paligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, edhe pse ishin në dijeni se këto aktivitete nuk lejohen për shkak të masave pandemike, ata kanë vijuar me protestën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik“”, njoftohet.

Të rinjtë durrsakë dje protestuan në një mënyrë më origjinale, duke mbajtur në krah një arkivol ku shkruhej: “Who’s next (Kush është i rradhës?)

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat