“Beton natë e ditë”/ LSI: Na e shkatërruan qytetin tonë të bukur, Durrësi duhet t’i thotë JO “Rilindjes”

Durrësi

“Beton natë e ditë”/ LSI: Na e shkatërruan qytetin tonë të bukur, Durrësi duhet t’i thotë JO “Rilindjes”

Më: 18 janar 2021 Në ora: 00:03
LSI

Nuk është vetëm Tirana qyteti që vuan betonizimin.

Edhe Durrësi, qyteti i dytë më i madh në vend, vuan të njëjtin fenomen.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e LSI në qytetin bregdetar.

Kjo forcë politike ka publikuar një foto ku shfaqen disa betoniere në radhë në qytetin e Durrësit.

Postimi i plotë:

Beton natë e ditë. Nga hyrja e Durrësit e deri tek Currilat.
Beton dhe vetëm beton edhe para edhe gjatë pandemisë.
Na e shkatërruan qytetin tonë të bukur.
Durrësi duhet t’i thotë JO “rilindjes” sektit të betonit dhe korrupsionit.

Kontjana Kuçi, Kryetare e LSI Durrës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat