Reshjet e shumta rikthejnë frikën e përmbytjeve në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Durrësi

Reshjet e shumta rikthejnë frikën e përmbytjeve në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 18:06
Foto

Mjetet e tonazhit të vogël dhe anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimin për të shmangur incidentet detare.

Durrësi  është përfshirë nga moti i keq pasditen e së dielës. Reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në disa rrugë të qytetit dhe periferisë, si dhe në lundrim. Mjetet e tonazhit të vogël dhe anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimin për të shmangur incidentet detare.

Reshjet kanë kthyer frikën e përmbytjeve të reja dhe në fshatrat e Katundit të Ri, Sukthit dhe në lagjen ”Erzen” të Shijakut, të cilat u dëmtuan nga përmbytjet e javës së kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat