Arrestohen dy persona në Durrës, ja për çfarë ishin në kërkim

Durrësi

Arrestohen dy persona në Durrës, ja për çfarë ishin në kërkim

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga janë vënë L. U., 34 vjeç, i dënuar për kultivim të bimëve narkotike si dhe B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 44-vjeçari.

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin L. U., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ndaluan shtetasin B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit L. U., dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetasit B. H”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat