Kokaina në Durrës, SPAK lëshon fletë-arrestet për administratorët e kompanisë, ndalohet një punonjës

Durrësi

Kokaina në Durrës, SPAK lëshon fletë-arrestet për administratorët e kompanisë, ndalohet një punonjës

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Kjo është magazina e kompanisë “Massabi Fruits” me qendër në Kombinat, Tiranë ku pritej të mbërrinte kontejneri me banane ku u gjetën sot 200 pako kokainë.

Kompania e themeluar në 20 mars 2018, administrohet nga dy ortakët Erion Peti dhe Klajdi Xibraku.

SPAK ka lëshuar urdhër-arrestet për ta. Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori.

Forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë perimetrin e magazinës.

Deri tani për kapjen e 100 kg kokainë  kemi të ndaluar një punonjës të magazinës, i afërm i administratorit Erion Peti, që kishte shkuar për të shkarkuar ngarkesën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat